23:33 / E Martë, 20 Prill 2021 / AR

Sukses pas suksesi/ 50 Cent pjesë e filmit “Free Agents”

50 Cent do të jetë sërish pjesë e një filmi të ri.

Sipas ‘The Hollywood Reporter’ filmi do të titullohet “Free Agents”, transmeton Indeksonline.

Free Agents ka të bëj me një lojtar amerikan i cili shfrytëzon shansin e fundit për të qenë i suksesshëm.

Ai përfshihet nga një grup kriminelësh, duke vënë në rrezik ëndrrën dhe familjen e tij.

Curts Jackson, siç quhet reperi do të luaj rolin e udhëheqësit në film.

Deon Taylor i cili menaxhon tërë situatën thotë se është I kënaqur me ardhjen e legjendave.

“Unë me të vërtetë besoj se ky rol do t’i tregojë botës se sa i talentuar është 50 Cent si artist.”/Indeksonline/