Suksesi i jashtëzakonshëm i këngës ‘Tela’, arrinë 30 milionë
Kënga në bashkëpunim e Ermal Fejzullahut dhe Kidës me titull ‘Tela’ ka qenë një nga hitet më të pëlqyer të kësaj vere, shkruan Indeksonline.
Posa u lansua kënga arriti të marrë shumë shikime dhe komente pozitive nga fansat të cilët e pritën krahëhapur këtë bashkëpunim.
Suksesi i këtij projekti po dëshmohet edhe me shifrat e larta të dëgjueshmërisë.
Së fundmi në kanalin Youtube, kënga ka arritur mbi 30 milionë shikime. /Indeksonline/