Suksesi i PSD-së, përballë një procesi të rëndësishëm për shtetin
Partia Socialdemokrate e Kosovës ka arritur një sukses të radhës nga roli i saj në opozitë. Partia e Shpend Ahmetit nuk do të lejojë bllokimin e shtetit pasi që do ta votojë buxhetin për vitin 2019.
Kjo pas kërkesës së plotësuar në mëngjesin e sotëm nga qeveria e Kosovës, shkarkimin e ministrit serb, Rikallo.
Atë që nuk e bënë dy partitë tjera më të mëdha opozitare, LDK e VV, e ka bërë PSD duke hapur shumë rrugë të rëndësishme për funksionim shtetërorë. K
y konsiderohet si sukses politik për partinë më të re në skenën politike kosovare.
Kujtojmë që pikërisht PSD kishte propozuar edhe heqjen e Roamingut me Shqipërinë, kërkesë e cila pritet të implementohet së shpejti./Indeksonline/