75 Mall Live Search
16:32 / E Hënë, 12 Shtator 2022 / B O

Suksesi i Ukrainës në luftë, Putin e shkarkon gjeneralin e lartë pas vetëm 16 ditësh në detyrë

Vladimir Putin e ka shkarkuar nga detyra gjeneralin e lartë rus, Roman Berdnikov. Ky vendim vije për shkak të humbjeve të mëdha të pësuar në kundërofensivë të Ukrainës.

Trupat ruse në panik thuhet se kanë lënë pas tanke, armë dhe furnizime.

Tani gjenerali Berdnikov thuhet se është ndër ata që janë përgjegjës për humbjen.

Siç raporton më tej drejtoria sekrete e Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, ai tani është liruar nga komanda e qarkut ushtarak perëndimor.

Gjenerali Roman Berdnikov kishte komanduar operacionin ushtarak rus në Siri dhe ishte i njohur për ashpërsinë e tij të pamëshirshme./Indeksonline/