Suksesi në Kupën e Botës për Klube, lojtari i Chelseat: Nuk na respektuan, por treguam se jemi më të mirët

Chelsea mposhti Paris Saint-Germain 3-0 në finalen e Kupës së Botës për Klube, duke siguruar trofeun e dytë të sezonit pas sukses në Europa League në fund të majit.
Ky triumf duket që ka një kuptim të veçantë për Malo Gusto, lojtarin e Bluve të Londrës.
“Ishte një objektiv i qartë dhe ne e arritëm atë. Shumë folën keq për ne. Ata nuk na respektuan. Ne vërtetuam se e meritonim ta fitonim këtë trofe.”- tha Gusto mes të tjerash.