S’ulet numri, 802 të vdekur e mbi 32 mijë raste pozitive në Gjermani

Gjatë 24-orëve të fundit, në Gjermani, kanë vdekur 802 persona si pasojë e COVIDIT-19, duke çuar shifrën totale të vdekurve në 28.770.
Bazuar në të dhënat e institutit “Robert Koch” (RKI) për sëmundje infektive, brenda 24-orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin e ri 32.195 pacientë, ndërsa shifra totale e të infektuarve ka arritur në 1.587.115.
Të mërkurën Gjermania regjistroi rekord rastesh të vdekjes nga COVIDI-19 brenda një dite. U regjistruan 962 raste të vdekjes.
Mirëpo, numri i të infektuarve të rinj ishte më i ulët, 27.968.
Nga RKI-ja gjatë javës është thënë se varianti i ri i koronavirusit, që është zbuluar në Britani së fundi, ekziston me gjasë edhe në Gjermani.