16:53 / E Shtunë, 09 Janar 2021 / OSH

“Sulltanesha Hyrrem” bëhet nënë për herë të dytë, ja emri i veçantë që i vendosi bebushes

Aktorja e njohur Meryem Uzerli, e cila u bë e fshme me publikun shqiptar për rolin e saj si si “Sulltanesha Hyrrem” në serialin turk “Sulejmani i madhërishëm” është bërë nënë për herë të dytë.

Pritja e ëmbël ka marrë fund dhe Meryem ka publikuar foto mjaft të ëmbla me vogëlushen e saj të sapolindur.

“Dje, 08.01.2021 Më e dashura ime Lily Koi, Lara Jemima, babai dhe unë jemi shumë të lumtur të mirëpresim në familjen tonë. Jemi aq të bekuar dhe të lumtur që je bashkuar me ne”, shkruan aktorja.