16:12 / E Mërkurë, 18 Maj 2022 / AR

“Sulltanesha Hyrrem” merr të gjithë vëmendjen në Festivalin e Kanës

Meryem Uzerli është rikthyer sërish në publik pas disa kohësh mungesë. Aktorja ka qenë e ftuar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë ku teksa parakaloi në tapetin e kuq mori të gjithë vëmendjen.

Meryem u shfaq e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë bojëqielli, me fjongo vjollcë dhe mëngët e fryra. Aktorja ishte kujdesur që look-un ta plotësonte me bizhuteri.

Meryem u bë shumë e njohur me serialin “Sulltani i madhërishëm” ku luante rolin e sulltaneshës “Hyrrem”.