75 Mall Live Search
10:58 / E Diele, 10 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Sulltani” vjen në “perandorinë” e tij, gati të shkruajë historinë

Vedat Muriqi pësoi një lëndim të lehtë me Fenerbahçen dhe ishte në pikëpyetje nëse do të ishte në gjendje ta ndihmonte Kosovën në ndeshjet “jetike” për kualifikim në Euro 2020 ndaj Çekisë dhe Anglisë.

Megjithatë, dje zëvendëstrajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti tha se ai do të jetë i gatshëm për ta ndihmuar Kosovën.

Sot, burime të Indeksonline mësojnë se “luani” Muriqi ka arritur në Kosovë dhe është akomoduar në hotelin ku do të qëndron Kombëtarja.

Një ditë më herët ka ardhur edhe trajneri Bernard Challandes bashkë me stafin e tij, ndërsa ekipi pritet të grumbullohet i tëri brenda dy ditëve.

Kosova do të luaj ndaj Çekisë të enjten më datë 14 nëntor me fillim nga ora 20:45 dhe tri ditë më vonë në “Fadil Vokrri” do ta mirëpres Anglinë për t’i përmbyllur këto eliminatore./Indeksonline/