19:13 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Sulm brutal, shoqja e dehur i kafshon veshin një femre!

Victoria Burgess, ka bërë bërë një sulm brutal derisa ishte në gjendje të dehur.

Ajo ka kafshuar veshin e Jenna Edwards, e cila ishte mike e saj, shkruan “Mirror”, transmeton Indeksonline.

Rasti në fjalë ka ndodhur në një dyqan në Njuport, dhe nga ky akt qyqar u tronditen shumë persona.

Mësohet se Burgers dhe viktima Jenna Edwards kishin qenë mike për rreth katër vite.

Prokurorët thanë se veshi i prerë u vendos në frigorifer në dyqanin e ushqimit të shpejtë ku edhe ndodhi sulmi, pastaj Edëards me anë të një operacioni e kthey atë.

Në këtë mënyrë, Edëards ishte me terapi për 48 orë, pasi që gjendja e saj u përkeqësua.

“Nuk mund të ndaloja së dridhuri, dhe mendova se veshi ishte shkëputur krejtësisht, u pata tmerruar kur e pash”, citohet të ketë thënë Edwards.

Ajo tha se jeta e saj ka ndryshuar plotësisht që nga incidenti, dhe tani ajo ndihet nervoze gjatë gjithë kohës dhe nuk dëshiron të largohet nga shtëpia. /Indeksonline/