75 Mall Live Search
11:41 / E Shtunë, 20 Shtator 2025 / A

Sulm kibernetik në aeroportet evropiane – vonesa dhe anulime fluturimesh

Sulmi kibernetik i drejtuar ndaj ofruesit të shërbimeve për sistemet e regjistrimit dhe imbarkimit (futja e pasagjerëve në aeroplan) ka ndërprerë funksionimin në disa nga aeroportet më të mëdha evropiane, përfshirë Heathrow (Britania e Madhe), Brukselin (Belgjika) dhe Berlinit (Gjermania), duke shkaktuar vonesa dhe anulime fluturimesh, thanë operatorët.

Sulmi ka çaktivizuar sistemet e automatizuara, duke lejuar vetëm procedurat manuale të regjistrimit dhe imbarkimit, sipas njoftimit nga aeroporti i Brukselit.

“Kjo ka një ndikim të madh në orarin e fluturimeve dhe, për fat të keq, do të shkaktojë vonesa dhe anulime. Ofruesi i shërbimit po punon aktivisht për të zgjidhur problemin sa më shpejt që të jetë e mundur,” tha operatori në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare, raporton bbc.

Aeroporti Heathrow gjithashtu paralajmëroi për vonesa të shkaktuara nga një “problem teknik” te një furnizues i palës së tretë.

Pasagjerëve me fluturime të planifikuara për të shtunën në aeroportet e prekura u është këshilluar që të konfirmojnë udhëtimin me kompanitë ajrore përpara se të nisen për në aeroport, transmeton telegraf.

“Për shkak të një problemi teknik te ofruesi i sistemit që operon në mbarë Evropën, po shfaqen kohë më të gjata pritjeje gjatë regjistrimit. Po punojmë për një zgjidhje të shpejtë”, thuhet në një njoftim të vendosur në faqen zyrtare të aeroportit të Berlinit.