75 Mall Live Search
21:37 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / Z S

Sulm masiv me thikë në Kanada, një i vdekur e gjashtë të tjerë të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe të paktën gjashtë të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë masiv në Kanada.

Sipas Autoriteteve të Kanadasë (RCMP), edhe i dyshuari ka vdekur gjatë incidentit që ndodhi të enjten në një komunitet të Kombit të Parë në provincën Manitoba, transmeton klankosova.tv.

Ngjarja, e përshkruar nga policia si një “aksident me shumë viktima”, ndodhi në Hollow Water First Nation, rreth 200 km në verilindje të qytetit të Winnipeg.

Tetë persona janë transportuar me urgjencë, disa prej tyre nga ajri dhe disa me ambulancë, drejt spitaleve lokale, njoftoi autoriteti shëndetësor provincial.

Ata arritën me lëndime të ndryshme, tha një zëdhënës./Indeksonline/