14:14 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Sulm me armë në Gjermani, ka të vdekur dhe të plagosur

Disa persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të plagosur, si pasojë e një sulmi me armë në Halle, në lindje të Gjermanisë.

Mediat gjermane raportojnë se autori i sulmit është ende në arrati. Atentati ndodhi pranë një sinagoge në zonën e Paulus.

Ngjarja ndodhi gjatë ditës së Yom Kippurit, një festë hebraike.

Mediat ndërkombëtare raportojnë për një numër të madh të vdekurish, ndërkohë që shifra e saktë nuk dihet ende.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qendrojnë larg zonës për shkak se policia është duke kërkuar për autorin.