19:39 / E Enjte, 28 Shtator 2023 / L K

Sulm me armë në Holandë, raportohet për dy të vdekur

Policia holandeze raportoi se dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë në një spital dhe në një shtëpi në qytetin e Roterdamit.

I dyshuari është një 32-vjeçar, i cili u arrestua menjëherë nga policia. Autoritetet lajmëruan në mediat sociale se agresori sulmoi Qendrën Mjekësore të Roterdamit dhe një shtëpi pranë spitalit.

Ende nuk ka informacion se sa njerëz janë plagosur.

Policia tha se dy persona kanë humbur jetën dhe se familjarët e viktimave po informohen.