75 Mall Live Search
10:27 / E Enjte, 11 Shtator 2025 / F.R

Sulm me armë në një shkollë në Colorado/ Plagosen dy nxënës, autori vetëvritet

Një ngjarje tragjike ndodhi të mërkurën në një shkollë të mesme në Evergreen, Colorado, SHBA, ku një nxënës qëlloi me armë dhe plagosi rëndë dy bashkëmoshatarë, përpara se të vetëvritej.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 të mesditës, dhe autoritetet kanë konfirmuar se autori ishte nxënës i shkollës, por nuk kanë bërë publik identitetin e tij dhe as të viktimave. Njëri nga nxënësit e plagosur është në gjendje kritike.

Të shtënat ndodhën si brenda ashtu edhe jashtë ndërtesës shkollore, duke shkaktuar panik te nxënësit dhe stafin. Ndërkohë, qindra forca policore ndërhynë menjëherë, duke kontrolluar shkollën dhe shpallur zonën të sigurt.

Hetimet janë në vijim për të zbuluar motivin e sulmit, ndërsa policia po kontrollon banesën dhe mjetet personale të autorit. Disa nxënës arritën të shpëtojnë duke u strehuar në një shtëpi pranë shkollës.