75 Mall Live Search
14:11 / E Martë, 04 Shkurt 2025 / Z S

Sulm me armë në një shkollë në Suedi

Pesë persona janë qëlluar me armë zjarri në një shkollë në Suedinë Qendrore, thotë policia.

Të shtënat ndodhën në Örebro, 200 km në perëndim të Stokholmit, të martën pasdite.

Policia thotë se shkalla e lëndimeve është e paqartë.

Ngjarja ka ndodhur para orës 13:00 me orën lokale dhe zyrtarët po u bëjnë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg shkollës./Indeksonline/