75 Mall Live Search
08:13 / E Diele, 01 Shtator 2019 / indeksADMonline

Sulm me armë në Teksas, 5 persona të vdekur – Plagoset një foshnje

Pesë persona kanë vdekur dhe 21 janë plagosur pas një sulmi me armë në dy qytet e Teksasit, Midland dhe Odessa.

Sulmuesi gjuajti me armë pasi vetura e tij ishte ndalur nga policia. Pas ndjekjes, policia arriti ta vrasë atë në një parking, transmeton Indeksonline.

Ende nuk ka detaje të viktimave por njëri nga të plagosurit është një foshnje 17 muajsh.

Ky është sulmi i dytë me armë në Teksas gjatë këtij muaji. I pari ishte me 3 gusht, ku mbetën 22 persona të vdekur dhe 24 të plagosur./Indeksonline/