75 Mall Live Search
11:06 / E Shtunë, 11 Maj 2019 / indeksADMonline

Sulm me thikë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Skenderaj pasi me thikë ka sulmuar një tjetër.

Viktima pas lëndimeve trupore është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë për trajtim mjekësor, përcjellë Indeksonline.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që pas një mosmarrëveshje në rrugë, kishte sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së. /Indeksonline/