Sulm me thikë në Drejtorinë e policisë në Paris, 4 të vdekur
Katër persona e kanë humbur jetën në sulmin me thikë të kryer në Drejtorinë e Policisë në Paris, raporton AA.
Sipas lajmeve në shtypin francez mësohet se agresori pasi ka hyrë në ndërtesën e policisë së Parisit ka kryer një sulm me thikë.
Në sulmin me thikë ku kanë humbur jetën 4 persona agresori është qëlluar për vdekje nga nëpunësit dhe punonjësit në Drejtorinë e policisë.
Ndërkohë në zonën përreth janë marrë masat e sigurisë dhe është mbyllur edhe një stacion i metrosë.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe ministri i Brendshëm, Christophe Castaner do të shkojnë në vendin e ngjarjes. /IndeksOnline/