75 Mall Live Search
10:57 / E Enjte, 08 Qershor 2023 / MSH

Sulm me thikë në Francë, ka fëmijë të plagosur

Një sulm me thikë ka ndodhur në juglindje të Francës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Gerald Darmanin tha se sulmi ndodhi në një shesh në qytetin Annecy. 

Në një postim të shkurtër në Twitter, ai tha se policia e ka ndaluar sulmuesin.

“Disa njerëz, duke përfshirë fëmijë janë plagosur nga një individ i armatosur me thikë në një shesh në Annecy,” shkroi ai në Twitter.