Sulm me thikë në Kanadë, të paktën 10 viktima

Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 15 janë plagosur nga një sulm me thikë në Kanadë.
Ngjarja zuri vend në provincën qendrore Saskatchewan.
Viktimat u gjetën në 13 vende në James Smith Cree Nation dhe fshatin Weldon, shkruan BBC.
Dy të dyshuar të quajtur Damien Sanderson dhe Myles Sanderson janë në arrati dhe konsiderohen të armatosur dhe të rrezikshëm.
Banorëve u është thënë të strehohen, pasi një “gjueti” masive vazhdon në një zonë të madhe gjeografike.
“Mos u largoni nga një vend që është i sigurt. Kini kujdes kur lejoni të tjerët të hyjnë në banesën tuaj”, shkroi në Twitter Policia Mbretërore Kanadeze e Saskatchewan (RCMP).
Sipas BBC, në vend janë ngritur pika kontrolli, me policinë që kontrollon identifikimin e udhëtarëve dhe shoferëve u është kërkuar që të mos marrin autostopët.
Ndërkohë, në James Smith Cree Nation është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.