17:41 / E Enjte, 03 Gusht 2023 / MSH

Sulm me thikë në Kore të Jugut, plagosen mbi 12 persona

Të paktën 12 persona janë plagosur nga një sulm pranë kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul.

I dyshuari ishte duke e vozitur me veturë dhe katër persona ishin me të, më pas doli dhe goditi me thikë të paktën nëntë të tjerë në një qendër tregtare.

Incidenti ndodhi pranë një stacioni të metros gjatë orës së pikut në qytetin e udhëtarëve të Seongnam të enjten.

Një burrë rreth të 20-ave u arrestua në vendngjarje, por motivi është i paqartë. Të gjithë të plagosurit u dërguan në spital, disa që thuhet se janë lënduar rëndë.

Mediat lokale e përshkruajtën sulmin si një “tërbim” pasi burri, i veshur me të zeza, mendohet se ka hipur në trotuar dhe më pas ka hyrë në një qendër tregtare.

Komisioneri i policisë kombëtare të vendit e përshkroi atë si një sulm “pa dallim”. Pavarësisht kësaj, incidentet e dhunshme janë relativisht të rralla në Korenë e Jugut, shkruan BBC.