75 Mall Live Search
12:03 / E Martë, 01 Korrik 2025 / H F

Sulm me thikë në një kompani në Gjermani, një i vrarë dhe dy të plagosur

Një person u vra dhe dy të tjerë u plagosën rëndë në një sulm me thikë në një kompani të shërbimeve elektrike në Gjermaninë jugore të martën. Sipas policisë lokale grindja shpërtheu midis punonjësve në kompaninë Ueberlandwerke Rhoen në qytetin bavarez Mellrichstadt.

Një 21-vjeçar gjerman u arrestua në vendngjarje dhe nuk ka rrezik për publikun, thanë autoritetet. Nuk ka shenja që sulmi kishte motive politike ose terroriste, thanë ato. I dyshuari do të paraqitet në gjykatë të mërkurën, përcjell A2 CNN.

“Një grua 59-vjeçare humbi jetën në sulm, dhe dy burra të tjerë të moshës 55 dhe 62 vjeç u plagosën rëndë”, tha policia në një deklaratë.

Ky është sulmi më i fundit në një valë sulmesh me thikë në Gjermani në muajt e fundit.

Sindikatat më të mëdha të policisë në Gjermani kanë bërë thirrje për mbikëqyrje të shtuar me video, rritje të personelit dhe kontrolle shtesë për t’u përballur me rritjen e dhunës së tillë.