75 Mall Live Search
23:37 / E Premte, 13 Shkurt 2026 / MSH1

Sulm me thikë në Paris

Një burrë, i cili mbante me vete një thikë ka tentuar të sulmojë policinë gjatë një ceremonie nën monumentin Harku i Triumfit në Paris.

Sipas një zyrtari të policisë së Parisit, sulmuesi shënjestroi një oficer që ishte në krye të detyrës, për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë ceremonisë për rindezjen e flakës së përjetshme në nder të ushtarëve të panjohur, pranë monumentit të epokës së Napoleonit.

Autori, një shtetas francez i lindur në vitin 1978, i cili më parë ishte dënuar në Belgjikë për akuza të lidhura me terrorizmin, vdiq në spital nga plagët e marra, njoftoi prokuroria franceze kundër terrorizmit.

 Asnjë kalimtar apo oficer policie nuk u plagos nga kjo situatë.

Sulmuesi ishte dënuar me 17 vjet burg nga një gjykatë në Bruksel në vitin 2013 për tentativa vrasjeje në kuadër të një ndërmarrjeje terroriste kundër tre oficerëve të policisë në qytetin belg të Molenbeek një vit më parë, sipas prokurorisë.

Fillimisht i burgosur në Belgjikë, ai u transferua më pas në Francë në vitin 2015 për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit. Ai u lirua nga burgu më 24 dhjetor 2025 dhe që prej asaj kohe ishte nën mbikëqyrje gjyqësore dhe masa survejimi, thuhet në deklaratë.