Sulm me thikë në Prizren: Dy të plagosur, një i arrestuar

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në Prizren, pasditen e së dielës. Sipas raportit të Policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 18:35, kur viktimat, dy meshkuj kosovarë, janë lënduar nga persona të panjohur, transmeton IndeksOnline.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë për tretman mjekësor, ndërsa policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes tri thika dhe një boks të hekurit.
Pas hetimeve të shpejta, autoritetet kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy të dyshuar meshkuj kosovarë.
Sipas vendimit të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri është ndaluar për procedura të mëtejshme ligjore. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit./IndeksOnline/