75 Mall Live Search
08:54 / E Mërkurë, 11 Mars 2026 / KV

Sulm ndaj policisë në Suharekë, i dyshuari tenton t’i godasë me thikë

Një person është arrestuar në fshatin Samadrexhë të Suharekës pasi dyshohet se ka tentuar të sulmojë zyrtarët policorë me thikë, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 10 mars rreth orës 08:30, pasi ishte raportuar se një person kishte bllokuar rrugën. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të trajtuar rastin.

Gjatë intervenimit, i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar të sulmojë policët me një thikë, por sulmi është evituar nga një zyrtar policor.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjatë arrestimit, njëri nga zyrtarët policorë ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë tretman mjekësor./IndeksOnline/