75 Mall Live Search
23:43 / E Martë, 29 Mars 2022 / OSH

Sulm në Izrael, të paktën pesë të vrarë

Pesë persona janë qëlluar për vdekje në periferi të Tel Avivit, Izrael, thonë mjekët, në sulmin e tretë vdekjeprurës të këtij lloji brenda një jave.

Sulmi ndodhi në Bnei Brak, një nga zonat më të populluara hebreje ultra-ortodokse të vendit.

Personi i armatosur u qëllua për vdekje nga policia, tha një ndihmës mjekësor në vendngjarje.

Forcat izraelite të sigurisë ishin në gatishmëri të lartë pas sulmeve nga arabët izraelitë, të martën dhe të dielën e kaluar, të cilat lanë të vdekur gjashtë persona.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë personin e armatosur me veshje të errëta, duke ngritur armën e tij automatike dhe duke qëlluar përmes xhamit të pasagjerit.

Një person u gjet i vdekur në një automjet dhe të tjerët në rrugët përreth, thuhet në faqen e internetit Jerusalem Post.