75 Mall Live Search
17:02 / E Mërkurë, 08 Janar 2020 / indeksADMonline

Sulm në Kanada, Ambasada e Kosovës në Otavë njofton se s’ka shqiptar të përfshirë!

Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën rëndë pas disa të shtënave me armë zjarri në Ottava, Kanada, të mërkurën në mëngjes, bëhet e ditur nga policia .

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë ka ardhur reagimi i Ambasadës së Kosovës në Ottawa të Kanadasë.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ottawa ka theksuar se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritet atje dhe nuk raportohet se ka të përfshirë nga komuniteti shqiptar.