75 Mall Live Search
19:28 / E Enjte, 20 Janar 2022 / MSH

Sulm në një ceremoni fetare në Liberi, 29 të vdekur mes tyre fëmijë

Të paktën 29 persona, duke përfshirë 11 fëmijë dhe një grua shtatzënë, kanë vdekur nga një rrëmujë mes adhuruesve në një ceremoni të krishterë në Liberi.

Rrëmuja shpërtheu kur një bandë e armatosur me thika sulmoi disa nga qindra të pranishëm në ceremoni në një zonë me popullsi të dendur të kryeqytetit Monrovia.

Zëdhënësi i policisë Moses Carter, tha për Associated Press se një person është arrestuar.

Trupat e pajetë janë dërguar në morgun e Spitalit Redemption, afër vendit ku ndodhi ngjarja në një zonë plazhi të quajtur New Kru Town.

Bandat e rrugëve janë bërë problem në rritje në Monrovia dhe qytete të tjera të Liberisë vitet e fundit, sipas banorëve, shkruan Apnews.

Presidenti George Weah pritej të vizitonte vendin e ngjarjes të enjten, sipas raporteve të mediave liberiane.