75 Mall Live Search
15:06 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Sulm në një shkollë në Sllovaki, vdes një mësues e plagosen disa nxënës

Një mësues është qëlluar me thikë për vdekje dhe shumë nxënës të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi në një shkollë sllovake.

Sulmin mësohet ta ketë kryer një 22 vjeç, mëgjesin e sotëm.

Mësohet se i njëjti ka qenë nxënës i kësaj shkolle vite më parë, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.

The assailant stabbed and killed the deputy principal and injured several others, including a female teacher and two children. An ambulance is pictured outside the building

Policia thotë se ai u përpoq të shpëtonte, derisa po ndiqej nga ish- kujdestari i tij i plagosur.

Ai theu xhamin e derës për të hyrë brenda, stafi u përpoq ta ndalonte dhe ai përdori një thikë që kishte sjellë me vete, ‘tha shefi i policisë Sllovake, Milan Lucansky në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Prime Minister Igor Matovic conveyed his 'sincere condolences' to the family of the victim. Pictured: a police officer outside the school today

“Ai i dha një plagë vdekjeprurëse zëvendës drejtorit dhe e lëndoi kujdestarin, pastaj u fut brenda ndërtesës, ku i shkaktoi një lëndim të rëndë një mësueses dhe më pas plagosi dy fëmijë me plagë të shumta me thikë,” tha ai, transmeton Indeksonline.

Një polic e ndoqi atë, por ai u përpoq të mbrohej me thikë, por që pastaj u arrestua. Ndërkohë ende nuk dihen motivet e sulmit. /Indeksonline/