75 Mall Live Search
15:09 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Sulm në një Universitet në Turqi, të paktën 4 të vdekur

Në fakultetin e Edukimit në  Universitetin  “Eskisehir Osmangazi (ESOGÜ) ka ndodhur një sulm me armë zjarri, në të cilin kanë humbur jetën 4 akademikë, raporton “Hurriyet”.

Policia ka njoftuar se ka kapur të dyshuarin për këtë sulm, i cili la edhe tre persona të plagosur.

Sipas raportimeve, sulmuesi thuhet se ishte një asistent hulumtues në këtë Universitet. /Indeksonline/