Sulm racist në Turqi, masakrohet familja kurde me 7 anëtarë

Një sulm i paprecedent ndodhi mbrëmjen e sotme në Konya të Turqisë, ngjarje që rrezikon të shkaktojë mjaft probleme në vijim.
Mediat turke raportojnë për ekzekutimin e 7 anëtarëve të një familje kurde në Konya.
Paraprakisht dyshohet se sulmi u krye nga grupi nacionalist “Ujqërit Gri” dhe ka prapavijë etnike.
Më herët familja kurde u sulmua nga i njëjti grup që ishin edhe fqinjë me ta.
Gjatë sulmit ata rrahën familjarët dhe u shoqëruan në polici, ndërsa sot u rikthyen duke i ekzekutuar të gjithë.