14:01 / E Diele, 01 Tetor 2017 / indeksADMonline

Sulm terrorist në Kanadë, pesë të plagosur

Policia kanadeze ka konfirmuar se është duke e hetuar një sulm të mundshëm terrorist në Edmonton, Alberta.

Një polic që po kontrollonte trafikun në një lojë të Ligës Kanadeze të Futbollit është goditur nga një makinë e shpejtësisë të lartë, ndërsa më pas është therrur me thikë.

Të njejtën natë një kamion ka goditur të paktën 5 këmbësorë, ndërsa shoferi është arrestuar dy orë më vonë.