16:53 / E Martë, 06 Tetor 2020 / indeksADMonline

Sulm terrorist në Siri humbin jetën 14 civilë dhe plagosën 50 të tjerë

Në Siri civilë kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me autobombë në rajonin Bab në veri të Sirisë.

Mësohet se bomba ka shpërthyer pasi ishte vendosur në një kamion në një pikë e frekuentuar intensivisht nga civilët në qendër të rajonit Bab. mediat e huaja kanë raportuar se dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një sulmi terrorist.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrëfikëset dhe ekipet shëndetësore ku dhe kanë dërguar në spital personat e plagosur. Ndërkohë edhe ekipet e mbrojtjes civile pas mbërritjes në vendin e ngjarjes kanë filluar punimet për gjetjen e civilëve nën rrënoja.

Organizata terroriste YPG/PKK e cila vazhdon okupimin e saj në rajonet Tel Rifat dhe Munbixh, shpeshherë kryen sulme terroriste duke vendosur në objektiv rajonet Bab, Azez, Jarabulus dhe Afrin.