Sulm terrorist në Siri, vriten 28 persona

Një sulm terrorist ka ndodhur në një autobus në autostradën kryesore në provincën siriane të Dair al-Zor, e cila kufizohet me Irakun. Si pasojë 28 persona kanë humbur jetën.
Ndërkohë, asnjë detaj tjetër nuk është bërë i ditur deri më tani në lidhje me incidentin në zonën ku ndodhen shumica e ushtarëve dhe militantëve sirianë të mbështetur nga Irani, pranë qytetit antik të Palmyra.
Një mbrojtës i lartë ushtarak në zonë ka thënë për Reuters se automjeti mbante ushtarë dhe milicë pro-qeveritare të cilët kishin mbaruar lejen e tyre dhe po ktheheshin për në bazën e tyre.
Banorët e Deir al-Zor dhe burimet e inteligjencës kanë konfirmuar se ka pasur një rritje në muajt e fundit të pritave dhe sulmeve të goditura nga militantët të mbetur nga Shtetit Islamik, të cilët janë fshehur në shpella në rajone kryesisht të shkretë.