Sulm terrorist në Turqi, qëllohet policia, agresorët tentojnë të hyjnë në gjykatë (Pamje)

Një sulm i armatosur ka ndodhur para një gjykate në Stamboll, ku raportohet për disa persona të plagosur, mes të cilëve dhe 3 policë.
Mediat turke shkruajnë se agresorët kanë qenë dy dhe janë neutralizuar nga forcat e sigurisë.
Fillimisht agresorët sulmuan komisariatin e policisë që gjendet përpara gjykatës Çaglayan. Nga të shtënat mbetën të lënduar 3 policisë.
Ndërkohë që më pas ata tentuan të gyjnë brenda gjykatës. Nga të shtënat raportohet se në ambientet e jashtme u plagosën dhe disa persona të tjerë.
Në vendngjarje janë nisur shumë ekipe policore dhe mjekësore. Të plagosurit janë dërguar në spital me autoambulancë.
Në një reagim në lidhje me sulmin, Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë Ali Yerlikaya tha: “Sot u zhvillua një tentativë për sulm terrorist në postbllokun përballë portës C të gjykatës Çaglayan. U konstatua se agresorët me inicialet E. Y. dhe P. B. , të cilët u neutralizuan, janë anëtarë të organizatës terroriste DHKP/C. 6 persona, mes tyre 3 policë dhe 3 qytetarë, u plagosën”. tha ministri.
In Istanbul, a man and a woman attacked a courthouse: five people were injured, including three police officers. The attackers were eliminated. Video of the shootout outside the court in Istanbul.
— Victor vicktop55 (@vicktop55) February 6, 2024
Putin was going to go to Turkey on February 12.
https://t.co/JxRecqYORK pic.twitter.com/5YglKO05Q5