75 Mall Live Search
16:57 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / Blerim

Sulm tragjik në Nagorno-Karabakh, vriten 21 civil dhe plagosen dhjetëra të tjerë

Një sulm tragjik është regjistruar këtë të mërkurë në Nagorno-Karabakh. Sipas mediave të huaja si pasojë kanë humbur jetën 21 persona dhe dhjetëra të tjerë janë  plagosur. Zyra e prokurorit të përgjithshëm tha se sulmi kishte goditur një zonë të populluar dhe një lagje tregtare, duke vrarë 21 civilë dhe duke plagosur të paktën 70 njerëz.

Mediat thonë se ende nuk dihet  fajtori i krimit sakaq bëhet e ditur se për sulmin tragjik Azerbajxhani ka akuzuar Armeninë. Pas deklaratave, Armenia i ka mohuar akuzat dhe i ka quajtur si të pabaza dhe të rreme.

Ndërkohë, Yerevan akuzoi gjithashtu forcat e Azerbajxhanit për sulmet vdekjeprurëse në zonat civile të Nagorno-Karabakh. Sulmet e fundit erdhën pavarësisht armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja. Ndihmësi presidencial i Azerbajxhanit, Hikmet Hajiyev tha se forcat armene kishin qëlluar me raketa në Barda, duke i akuzuar ata për përdorimin e municioneve.

Azerbajxhani dhe Armenia janë në një konflikt të ashpër rreth Karabakh që kur separatistët armenë të mbështetur nga Yerevani morën kontrollin e krahinës malore në një luftë të viteve 1990 që la të vdekur 30,000 njerëz. Luftimet aktuale shpërthyen në 27 Shtator dhe kanë vazhduar megjithë përpjekjet e përsëritura për të sjellë një armëpushim nga Rusia, Franca dhe Shtetet e Bashkuara.