75 Mall Live Search
17:20 / E Martë, 13 Qershor 2023 / MSH

Sulme të njëpasnjëshme në Nottingham të Britanisë, ka të vrarë e të lënduar

Tri sulme të njëpasnjëshme kanë ndodhur sot në Nottingham të Britanisë së Madhe.

Sulmet zinxhirore, që policia britaneze po i cilëson si “të tmerrshme dhe tragjike”, u morën jetën tre personave.

Dy persona u gjetën të vdekur në Ilkeston Road pak pas orës katër të mëngjesit, ndërsa pak minuta më vonë policia u njoftua për një sulm në Milton Street, ku një furgon ka goditur tre persona, ku njëri prej tyre është në gjendje kritike shëndetësore.

Më pas, një burrë u gjet i vdekur në Magdala Road shkruan BBC.

Policia thotë se po hetohen rrethanat, në koordinim me dikasterin e policisë kundër terrorizmit.

Një 31 vjeçar është arrestuar nën dyshimin se ka lidhje me sulmet, teksa po kryhen hetime të tjera.

Një dëshmitar tha për BBC se pa një të ri dhe një grua duke u goditur me thikë në Ilkeston Road.