75 Mall Live Search
10:08 / E Hënë, 07 Mars 2022 / k.v

Sulmet ajrore goditën rajonin e Zhytomyr, një i vrarë dhe tre të plagosur

Zyrtarët ukrainas kanë raportuar për sulme ajrore në rajonin Zhytomyr mbrëmë vonë, transmeton IndeksOnline.

Një person u vra dhe tre u plagosën në një sulm në një ndërtesë dykatëshe, thanë zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Ukrainës.

Shpërthimet goditën gjithashtu një magazinë, ndërtesë afariste dhe një bllok apartamentesh./IndeksOnline/