Sulmet e Indisë në Pakistan, vjen reagimi i parë nga Trump

Para pak orësh India ka sulmuar me raketa një territor të kontrolluar nga Pakistani.
Rreth këtij sulmi ka reaguar edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
“Sapo dëgjuam për këtë. Është për të ardhur keq”, u tha Trump gazetarëve, shkruan The Guardian.
Ai tha se “njerëzit e dinin se diçka do të ndodhte bazuar në të kaluarën”, sepse të dyja palët kanë luftuar “për shumë dekada dhe shekuj”.
“Shpresoj vetëm të përfundojë shumë shpejt”, tha Trump.