Sulmet iraniane ndaj bazave amerikane, Trump në Dhomën e Situatave

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar mbrëmjen e sotme mbi kryeqytetin e Katarit, Doha, ndërkohë që burime ndërkombëtare raportojnë se Irani ka nisur një sulm me raketa ndaj bazave ushtarake amerikane në rajon.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, autoritetet e Katarit kanë mbyllur hapësirën ajrore si masë sigurie.
Tani janë publikuar edhe fotografitë e presidentit amerikan, Donald Trump në Dhomën e Situatëave.
Kryetari i Shefave të Shtabit të Përbashkët, Gjenerali Dan Caine, dhe Sekretari Pete Hegseth ndodhen aktualisht në Dhomen e Situatave duke monitoruar një kundërpërgjigje të mundshme nga Irani.
Zhvillimi vijon sipas një zyrtari të lartë të Shtëpisë së Bardhë, transmeon klankosova.tv, ku presidenti amerikan, Donald Trump është gjithashtu në dhomë me ta, raporton CNBC.