Sulmet kibernetike nga Irani, Blinken zhvillon bisedë me Edi Ramën

Ambasada e SHBA ka bërë me dije se Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, ku ka dënuar sulmin kibernetik nga Irani kundër TIMS.
Sekretari ka theksuar gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale
Postimi i Ambasadës amerikane në Tiranë
“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
