75 Mall Live Search
18:00 / E Martë, 26 Shtator 2023 / Gj. Sh

Sulmet kriminale në veri të vendit, AAK mbledh Kryesinë e partisë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thirrur mbledhjen e kryesisë së partisë pas sulmeve terroriste në veri të vendit.

Burime brenda Aleancës bëjnë të ditur se mbledhja do të mbahet nesër nga ora 18:00, ndërsa është njoftuar se do të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës, ajo për situatën e sigurisë në vend.