75 Mall Live Search
20:50 / E Enjte, 01 Shkurt 2024 / L K

Sulmet në Bregun Perëndimor, SHBA do të vendosë sanksione për kolonët e dhunshëm izraelitë

SHBA ka miratuar sanksione ndaj katër kolonëve izraelitë të akuzuar për sulme ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor. Presidenti amerikane Joe Biden, nënshkroi një urdhër ekzekutiv që autorizon sanksionet, duke thënë se dhuna në Bregun Perëndimor kishte arritur “nivele të patolerueshme”.

Sanksionet bllokojnë individët nga aksesi në të gjitha pronat dhe asetet e tjera të SHBA, si dhe nga përdorimi i sistemit financiar amerikan. Dhuna në Bregun Perëndimor është rritur që kur persona të armatosur të Hamasit nisën sulmet në jug të Izraelit më 7 tetor.

Sanksionet shënuan një hap të rrallë nga SHBA-ja që synonte izraelitët. Kjo vjen ndërsa Biden udhëton në shtetin e Miçiganit, i cili ka një popullsi të madhe arabo-amerikane që ka qenë kritike për mbështetjen e tij për Izraelin.