75 Mall Live Search
17:06 / E Enjte, 25 Janar 2024 / L K

Sulmet në Detin e Kuq, SHBA sanksionon liderët e rangut të lartë të Houthi

SHBA sanksionoi disa liderë të rangut të lartë të Houthi që dyshohet se qëndronin pas sulmeve të milicisë rebele ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.

“Sulmet e vazhdueshme terroriste të Houthi-ve ndaj anijeve tregtare dhe ekuipazheve të tyre civile që kalojnë ligjërisht transit në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit kërcënojnë të prishin zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit dhe lirinë e lundrimit, e cila është kritike për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin global”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian E. Nelson në një deklaratë./abcnews.al

Individët e sanksionuar përfshijnë Mohamed al-Atifi, i ashtuquajturi “ministri i mbrojtjes” i grupit, si dhe udhëheqës të forcave detare Houthi.

Reebelët Houthi,  të mbështetur nga Irani thonë se sulmet në Detin e Kuq janë hakmarrje ndaj Izraelit për fushatën e tij ushtarake në Gaza.