Sulmet në KZAZ në Dibër, shoqërohen disa persona
Policia shqiptare ka shoqëruar disa persona për sulmet në
Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) numër 16 në Dibër.
Nuk dihet ende numri i të shoqëruarve, por pritet që të rritet gjatë ditës.
Militantë të PD sulmuan KZAZ-në mbrëmjen e kaluar dhe policia përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.
Nga incidenti mbetën të lënduar disa protestues dhe punonjës policie.
Rreth 250-300 persona sulmuan punonjësit e policisë me sende të forta, kapsolla dhe bomba molotov, me qëllim depërtimin brenda ambienteve të KZAZ-s nr 19 në Dibër.