75 Mall Live Search
08:56 / E Martë, 29 Mars 2022 / AR

Sulmet ruse me raketa rrafshojnë shtëpitë në rajonin e Kharkiv

Forcat e armatosura ruse kryen një sulm me raketa në qytetin e Lyubotyn në rajonin verilindor të Kharkiv, duke rrafshuar disa shtëpi, thonë zyrtarët ukrainas.

Zyra e prokurorit rajonal të Kharkiv thotë në një deklaratë Telegram se sulmi plagosi shtatë persona. Zyrtarët nxorën trupin e një personi nga rrënojat.

Në pamjet e publikuara nga autoritet lokale, duket teksa del tym nga shkatërrimi i banesave.

Për shkak të sulmeve të vazhdueshme në këtë rajon, banorët janë larguar duke u strehuar nëpër stacione metroje.