75 Mall Live Search
16:53 / E Diele, 07 Dhjetor 2025 / G T

Sulmet ruse ndërprejnë energjinë elektrike në Ukrainë, ndërpritet ndeshja ku luajnë lojtarët shqiptarë

Skuadra e Metalist 1925 ishte duke luajtur ndaj Veres-Rivne, ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Premier Leaguen e Ukrainës.

Por, ndeshja nuk arriti të përfundonte, kjo për shkak të energjisë elektrike, shkruan Indeksonline

Në stadium kishte ndërprerje të energjisë dhe kjo ndodhi për shkak të sulmeve ruse. Kështu raportohet nga gazetarët ukrainas.

Për shkak të këtij problemi, gjyqtari i ndeshjes e pa të arsyeshme që kjo ndeshje të anulohet dhe të zhvillohet në një ditë tjetër.

Kujtojmë që për Metalist 1925 luajnë dy lojtarë shqiptarë, Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica./Indeksonline/