75 Mall Live Search
07:30 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / MSH1

Sulmet ruse në Ukrainë, raportohet për katër viktima dhe të plagosur

Katër persona kanë humbur jetë pas sulmeve ajrore ruse. Bombardimet u përqendruan kryesisht në rajonin e Dnipropetrovskit në juglindje të Ukrainës.

Sipas guvernatorit rajonal Oleksandr Khandza, tre komunitete pranë Sinelnikovos, në lindje të qytetit të Dnipros u shënjestruan nga forcat ruse.

Gjatë sulmeve u raportua edhe për të plagosur.