Sulmet ruse, shkatërrojnë avionin më të madh në botë

Sulmet ruse kanë shkatërruar dhe një ndër avionët më të mëdhenj në botë. BBC kanë publikuar pamje nga ajo që ka ngelur nga avioni Antonov An-225 – i njohur si Mriya, që dikur është cilësuar më i madhi në botë për shkak të përmasave.
Avioni ukrainas i ngarkesave i cili ndodhej në një hangar në aeroportin Hostomel të Kievit,ra pjesë e sulmeve që në këtë zonë u bënë intensive në fillim të pushtimit rus.

Kompania shtetërore ukrainase e mbrojtjes vlerësoi koston e rindërtimit të avionit në 3 miliardë dollarë. Forcat ruse tani janë tërhequr nga aeroporti.

